Spahiu zbulon tre mesazhet: Shërbimet sekrete kanë përgjimet e opozitës nxitjen e dhunës në protesta

Kreshnik Spahiu deklaroi në OPEN se protestat dhe dhuna gjatë tubimeve kundër vrasjes së Klodian Rashës është e orkestruar nga opozita.

Spahiu tha se ka parë personalisht tre mesazhe të drejtuesve të opozitës, ku sipas tij, flasin për skenarët e protestave. Bisedat e opozitës, sipas tij, janë regjistruar në shërbimet sekrete dhe aleatët.

“Shiko, protesta ka vlerë, jeta e Klodianit është më me vlerë se çdo semafor, tabelë dhe pemë e Tiranës. Unë e kam thënë që në protesta do ketë dhunë dhe do jetë pas saj opozita që nuk do dalë hapur dhe kështu ndodhi.

Shërbimet sekrete dhe ato aleate në Shqipëri kryejnë shumë përgjime bisedash telefonike dhe ata kanë biseda të njerëzve të opozitës ku shumë përsona kanë orientuar veprimet në protesta.

Dhe kur krerët diplomatike kanë takuar opozitarët nuk kanë shkuar kot, por si pasojë e një informacioni që ata kanë pasur nga burimet sekrete.

Po të them madje dhe se çfarë do ndodhë më tej. Do organizohet një protestë e madhe zyrtarisht një protestë nga opozita, si model për tu treguar ndërkombëtarë ne jemi paqësor. I kam parë vetë 3 sms personalisht.”, tha Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT