Stresi bën deklaratën e FORTË në protestë: Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajde më vrisni si Klodianin

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj ka qenë sot pjesë e protestës së qytetarëve të cilët janë ngritur kundër ministrit të Brendshëm dhe qeverisë.

Protesta u zhvillua përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha që u vra nga efektivi i forcave “Shqiponja”.

Në një deklaratë për mediat Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai. Ai ka thënë se e pret arrestimin ditën e nesërme për shkak të organizimit të protestës.

Reperi ka bërë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh këngëtari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT