Stresi nuk ia doli dot të mbërrijë në protestë. Stresi ku je? O Stresi? Hajde se të presin shqiptarët…

Këngëtari Arkimed Lushaj nuk ia ka dalë dot të mbërrijë në protestë mbrëmjen e sotme.

Stresi ishte protagonist në protestën e parë që u zhvillua pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, e me fjalë banale ofendoi kryeministrin Rama, Lleshajn dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu.

Duke qenë se akuzohet për organizim proteste në kushte pandemie dhe nxitje dhune, Stresi u arratis me makinë funerali drejt Kosovës dhe aktualisht është i shpallur në kërkim.

Përmes disa videove në Instagram ai tha sot në mesditë që po vjen drejt Tiranës me djem nga Kosova dhe Maqedonia për të rrëzuar qeverinë dhe për t’i vënë zjarrin Tiranës.

Madje kërcënoi kryeministrin se do i djegi shtëpinë në Surrel. Mirëpo kjo ka mbetur veç një ide e çmendur e këngëtarit, një aventurë thuajse e pamundur.

Gjatë protestës së parë Stresi i bëri thirrje Metës:

“O Ilir Meta, o President ku je, o Ilir Meta ku je? Ku je? A do e dëgjosh popullin a jo?”.

E sot, të rinjtë në shesh kanë bërë të njejtën gjë. Kanë kërkuar Stresin që iu tha të bëjnë durim e të rezistojnë se ai do të vijë, por ai nuk dukej gjëkundi.

Të rinjtë, shumë prej tyre edhe fansa të këngëtarit, janë ndjerë të zhgënjyer dhe janë shpërndarë, pasi policia nuk është kursyer nga gazi lotsjellës apo uji me presion.

/Newsbomb.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT