Tashmë gjysmë e ‘zhveshur’ dhe pa drita, protestuesit ngjiten mbi pemën e Krishtlindjeve në qendër

Një grup protestuesish kanë tentuar që të ngjiten në pemën e Krishtlindjeve në qendër të Tiranës, që tashmë qëndron aty thuajse e “shpërfytyruar”, gjysmë e “zhveshur” nga gjelbërimi dhe pa drita.

Ata tentuan ta rrëzonin pemën, së cilës ditën e djeshme i vunë flakën.

Të rinjtë e ngritur në protestë kanë shkatërruar thuajse të gjitha zbukurimet në kryeqytet, të vendosura nga Bashkia me rastin e festave të fundvitit.

Qindra të rinj janë ngritur duke kërkuar të vendoset drejtësia për Klodian Rashën, i riu që u vra nga një polic 2 ditë më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT