‘Të mos presim në Shqipëri udhëheqës shpëtimtarë’, Meta: Kemi bërë eksperimente e luftë politike, por harruam se të rinjtë nuk durojnë dot gjatë

“Shqipëria nuk mund të presë ushëheqës shpëtimtarë”, kjo është ajo që thotë presidenti Meta, duke u shprehur se shqiptarët duhet ta marrin vetë fatin në dorë.
I ftuar në emisionin “Përballë”, Meta u shpreh se në këto vite palët politike kanë eksperimente dhe luftë politike, por kanë harruar se të rinjtë nuk mund të presin gjatë.
“Kemi bërë eksperimente, luftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Rizgjimi i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin.
Është mungesa e vullnetit për të pranuar demokracinë dhe votën e lirë dhe është dicka që do ndryshojë se sëbn në 25 prill. Unë do të bëj cdo gjë që populli shqiptar të kuptojë se është mision demokratik marrja pjesë në zgjedhje. Këtu nuk ekziston më llogaridhënia, do ishte shumë të thoshim jemi shtet njëpartiak pasi edhe kur ishte një parti kishte disa rregulla.
Të mos presim në Shqipëri udhëheqës shpëtimtarë, sepse kemi pritur situata të tilla dhe gjithçka është zhgënjyese”, është shprehur Meta.