Të tjera ndryshime në Qeveri/ Lëvizje në rang zëvendësministrash, ja kush ikën dhe kush vjen

Të tjera ndryshime në Qeveri, pasi kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme, pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa i besoi postin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit. Lëvizjet e radhës janë në nivel zv/ministrash.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është liruar nga detyra zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, ndërsa në vend të tij është emëruar Gjergji Simaku.

Mësohet se Shkreli do të jetë kreu i Institutit të Ndërtimit.

Po ashtu, është liruar nga detyra edhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja. Ndërkohë është emëruar zëvendësministër i Brendshëm Andi Mahila.

Andi Mahila aktualisht është Administrator i UMT. Po ashtu ai ka mbajtur edhe postin e konsullit të Shqipërisë në Athinë.

Këto ndryshime mbajnë firmën e zv.kryeministrit Erjon Braçe dhe mbajnë datën 24 dhjetor.

Këto lëvizje në qeveri vijnë vetëm katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend, më 25 prill.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT