Të tjetër i lehtësojnë, Safet Gjici rrit taksat në kohë pandemie, këshilltari i Bashkisë më të varfër: Rroftë partia!

Në një kohë të tillë pandemie kur ekonomia ka pësuar goditje të madhe, shumë institucione, por dhe vetë individë apo biznesmenë të fuqishëm mundohen të bëjnë lehtësime për qytetarët, sa i përket pagesave.
Bashkia e Tiranës në kohë pandemie hoqi taksat për ambientet e jashtme në formë lehtësimi, ndërkohë bashkia më e varfër në vend (sipas statistikave të publikuara nga Monitor), ajo e Kukësit, po i rrit taksat.
Në relacionin drejtuar Këshillit Bashkiak, kryetari Safet Gjici propozon rritjen e tarifave vendore për vitin 2021.
Anëtarët e Këshillit kanë votuar në unanimitet për rritjen e taksës se infrastrukturës me 2%. Nga 4% që ishte ketë vit, do të bëhet 6% për ndërtesa për qëllime banimi dhe biznesi.
Debati në mbledhjen e këshillit bashkiak Kukës
Safet Gjici: Taksat nuk janë rritur fare
Këshilltari: Ajo për linjat ajrore ishte shumë fantastike
Safet Gjici: Ajo do të qëndrojë
Këshilltari: Rroftë partia
Vendimet për tarifat dhe taksat janë miratuar pa dhënë detaje nëse do të kenë efekte tek bizneset dhe qytetarët.