Të zhdukurit nga Kosova: Po gërmohet për një varrezë të re masive në Serbi

Kanë nisur gërmimet për të zbuluar një varezë tjetër masive në Serbi, ku dyshohen se ndodhen trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Konferenca e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka mbajtur konferencë për media, ku kanë njoftuar se ka pasur gërmime për gjetjen e trupave të zhdukur në Serbi e në Kosovë.

Ramë Manaj nga ky komision tha se në Kizhovak është vendi i pestë ku janë gjetur mbetjet mortore. Ndërsa edhe në Kosovë ka pasur gërmime.

Deri tani në Kosovë janë gërmuar 9 vende ku janë gjetur 11 mbetje mortore. Manaj njoftoi se është duke u bërë identifikimi i tyre.

Ndërkaq, dihet se gërmimet për mbetje të tjera mortore në Kizhevak pranë Rashkës janë ndërprerë për shkak të stinës së dimrit. GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT