Thirrjet “anonime” të rrjeteve pranë opozitës: Të shtunën, tjetër protestë në Shkodër!

Të pakënaqur nga rezultatet e portestës së Shkodrës fundjavën e shkuar, qarqe të afërta me PDnë në këtë qytet kanë paralajmëruar një tjetër protestë këtë të shtunë më 19 dhjetor.
Kësaj here nuk jepen as detaje apo intenerari, por vetëm orari i protestës që përcaktohet në orën 11:00. Rrjetet që e shpërndajnë, janë grupe fan club-esh por që në qëndrimet e tyre janë pranë kryebashkiakes Voltana Ademi, pasi duket qartë se nuk e pranojnë kritikën që ju bë kryebashkiakes për organizimin e protestave që dogjën selinë e PS-së.
“Policia e shtetit ka dale me nje njoftim te rrepte ne te cilin deklaron se nuk do te tolerohen më protestat e qytetareve ne te gjithe vendin. E drejte. Nuk ka pse ti toleroje. Prandaj dhe ne ju presim ne protesten e radhes te qytetareve te Shkodres kunder dhunes policore te frymezuar nga rilindja. “Marshimi i lirise”, ju pret diten e SHTUNE me date 19 Dhjetor 2020 ora 11.00 ne sheshin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres. Eja edhe ti! Per nje Shqiperi europiane. Per nje Shkoder europiane”, shkruhet në rrjetet ku paralajmërohet protesta. Por nuk thuhet se kush e organizon e se kush e mbështet dhe çfarë kërkesash ka kjo protestë./GazetaShqip