Tjetër ndërtim të varrezave të ushtarëve grekë, qeveria miraton vendimin për shpronësimet

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë.
Me anë të kësaj VKM-je qeveria vendosi vijimin e procedurës së ndërtimit të varrezave për ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke në vitet 1940-1941.
Kjo ishte një nga kërkesat e palës greke, e cila e vendosi edhe si kusht për të nisur dialogun për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull ndërmjet dy vendeve.