Topalli: Korrupsioni nuk luftohet nga ata që e kanë kthyer në mjetin e pasurimit të tyre

Raporti i publikuar nga Transparency International, ku nënvizoheshin problemet kryesore në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht të korrupsionit kanë gjetur reagimin e kryetares së Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli.

Në një status të saj në rrjetet sociale, Topalli shkruan se korrupsioni nuk luftohet nga ata që e kanë kthyer atë në mjetin e pasurimit të tyre e të familjeve të tyre dhe se tre liderët e partive të mëdha në vend e kanë vrarë shpresën e shqiptarëve.

Sipas Topallit, korrupsioni është faktori themelor që ka varfëruar vendin dhe ka zhytur qeverinë në skandale.

“Korrupsioni është faktori themelor që ka varfëruar vendin, që ka zhytur qeverinë në skandale, që ka thyer besimin tek lidershipi i tre partive dhe që ka vrarë shpresën. Lufta kundër korrupsionit është kyç për ndaljen e rënies së ekonomisë, të institucioneve të vendit e të demokracisë. Korrupsioni nuk luftohet nga ata që e kanë kthyer atë në mjetin e pasurimit të tyre e të familjeve të tyre. Vendi ka nevojë për ndryshim, për lidership të pakorruptuar”, shkruan Topalli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT