Topalli kujton kërcënimet me armë në vitin ’97: Mendova për djalin, atë moment doja…

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka folur mbi një ngjarje të rëndë në 1997-ën ku është kërcënuar me jetë.
Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër”, ku u diskutua për angazhimin e grave në politikë, Topalli ka kujtuar një moment të tmerrshëm kur po shkonte në Vlorë për një fushatë elektorale, ku i kishin drejtuar kallashin në kokë.
Ajo tregoi se atë moment kishte kujtuar vetëm djalin e saj që ishte 3-vjeç dhe ishte friksuar se sdo ta shihte më.
“Po bëjë fushatën elektorale lokale në Vlorë dhe më ndaluan me kallash. Me kallash te koka shoferi me kallash te koka unë. Dhe ata gjunin tek këmbët. Atë moment mendova për djalin e vogël që atë kohë isha tre vjeç. Doja ta merrja në telefon t’i dëgjoja zërin. Humba çdo shpresë, por më pas filluan të largohen dhe filluam të vrapojmë,” tha ajo.