Trazirat në protestë/ Polici qëllohet me kapsollë në sy, dërgohet me urgjencë në spital

Një polic ka mbetur i plagosur në protestën e sotme në Tiranë, pasi një nga kapsollat e hedhura nga protestuesit e ka kapur në sy.
Policia bën me dije se Polici është dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza”.
“Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin ‘Nënë Tereza’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sot u zhvillua protesta e katërt për Klodian Rashën, ku nuk munguan trazirat dhe episodet e dhunës.