U emërua në krye të Ministrisë së Jashtme/ Dendias komunikon me Xhaçkën: Nënvizova…

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, ka zhvilluar një bisedë me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pas emërimit të saj në këtë detyre.
Me një shënim në twitter, Dendias shkruan se gjatë bisedës me Xhaçkën, nënvizoi vullnetin e tij për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Po ashtu, Dendias shkruan se shpreson të rritet bashkëpunimi, për të adresuar sfidat e përbashkëta
“Në komunikimin me Ministren e Jashtme të emëruar së fundmi në Shqipëri, unë nënvizova vullnetin tonë për të forcuar më tej marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Dendias.