“Unë jam Klodiani”/ Qytetarët protestojnë para ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 25-vjeçarit. Tensionohet situata, protestuesit çajnë kordonin policor

Siç ishte njoftuar ditën e djeshme, qytetarët janë mbledhur në protestë sot përpara mininstrisë së Brendshme pas vrasjes të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i FNSH.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm (02:00) kur Klodiani nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.

“Duam drejtësi, unë jam Klodiani”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve, ku nuk munguan as fyerjet ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

24 orë pas ngjarjes së rëndë në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë; gjërat janë edhe më të qarta. Sidomos pas rezultateve paraprake zyrtare të SHÇBA-së dhe prokurorisë për çështjen.

Një grup të rinjsh në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e të riut në Tiranë nga efektivi i policisë mbrëmjen e djeshme duke thyer dhe orën policore.

“Unë jam Klodiani”/ Qytetarët protestojnë para

“Unë jam Klodiani”/ Qytetarët protestojnë para

Back to top button
LAJMET E FUNDIT