Vaksina anti Covid/ OBSH do lëshojë certifikata elektronike për të shpëtuar nga pandemia

Organizata Botërore e Shëndetësi po mendon aplikimin e certifikatave elektronike për personat e vaksinuar pas Britania e Madhe miratoi vaksinën e parë antiCovid.

“Jemi duke vlerësuar me kujdes përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj koronavirusit dhe një mundësi është si të bashkëpunojmë me vendet anëtare rreth një certifikate elektronike vaksinimi”, shpjegoi një nga ekspertët e OBSH.

Aplikimi i certifikatave elektronike të vaksinimit konsiderohet nga shumë ekspertë si një mënyrë për t’iu kthyer jetës normale, por shumë të tjerë e quajnë atë një shkelje të të drejtave të njeriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT