Varianti i ri i COVID/ Ulqinaku: Mostrat do i çojmë në Londër, s’ia vlen tu futemi investimeve për laboratorë të sofistikuar

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë laborator që të kuptojë nëse në vendin tonë ka njerëz të infektuar me llojin e ri të Covid-19.

I ftuar në ‘Repolitiks’, Ulqinaku tha se Shqipëria, bazuar në disa indicie do të nisë mostrat në laboratorët në Londër, të cilët janë të parët që e kanë zbuluar këtë mutacion të virusit.

Ai shtoi se është më mirë të bëhet kjo gjë se sa t’i futen një pune me investime të mëdha e laboratorë të sofistikuar, sepse nuk ja vlen.

“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me COVID dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me COVID të ri apo jo. Tani do fillojnë organizimet e reja për të dërguar mostra në Londër. Do marrim mostra rastësore, mbi disa indice. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite,”- tha Ulqinaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT