Varianti i ri i koronavirusit, shefi i BioNTech tregon nëse vaksina do të vijojë të jetë efikase

Shefi i BioNTech ka thënë se ai është i bindur se vaksina e kompanisë do të jetë efektive kundër variantit të ri të koronavirusit.

Ugur Sahin tha se duheshin më shumë teste para se ai të ishte plotësisht i sigurt për efikasitetin e ilaçit.

Pfizer / Biontech është e vetmja vaksinë e miratuar për përdorim në Britaninë e Madhe deri më tani. Ajo po përhapet edhe në SH.B.A.

Sahin tha se kompania ka “besim shkencor” se vaksina do të jetë efektive, pasi forma e re e COVID-19 ndan 99% të proteinave me përsëritjet e mëparshme.

Ai shtoi: “Gjasat që vaksina jonë të funksionojë … është relativisht e lartë”.

Por ai u shpreh duke pranuar se kërkohen më shumë kërkime për mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe juglindje të Anglisë.

“Por ne do ta dimë se është efektiv vetëm nëse eksperimenti është bërë dhe do të na duhen rreth dy javë nga tani për të marrë të dhënat”,- tha ai.

Sahin tha se nëse rregullimet ishin të nevojshme, do të duheshin BioNTech rreth gjashtë javë për t’i bërë ato edhe pse mund të jetë i nevojshëm miratimi i rregullatorit.

BioNTech u themelua nga Z. Sahin dhe gruaja e tij Ozlem Tureci në 2008.

Ai së pari u u njoh me koronavirusin në janar dhe kuptoi se puna që ai kishte bërë në trajtimet e kancerit mund të ishte e zbatueshme për kërkimet në një vaksinë.

BioNTech caktoi 500 persona staf në këtë projekt dhe më pas fitoi mbështetjen e gjigantit farmaceutik Pfizer dhe prodhuesve kinezë të ilaçeve Fosun.

Sahin nuk e ka marrë ende vaksinën dhe thotë se është më e rëndësishme që punonjësit e tij të inokulohen për t’u siguruar që ata mund të vazhdojnë punën e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT