Veliaj bën thirrje: Nuk është momenti për t’i futur një mendje të lehtë, e për të festuar në shesh

I pranishëm në Baldushk, ku i dorëzoi shtëpinë e re një familje, banesa e së cilës u prish nga tërmeti, Veliaj pati edhe një apel për qytetarët në ditën e ndërrimit të viteve.

Veliaj u shpreh se nuk është momenti për të festuar në shesh, ndërsa shtoi që secili nga ne duhet të ruaj vigjilencën, pasi koronavirusi është ende mes nesh.

“Ka qenë një vit i vështirë ky që iku, u rrëzuam nga tërmeti, nga pandemia, por u ngritëm më të fortë. Më vjen mirë që 150 familje në këtë javë të fundit janë futur në shtëpi. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, nuk ka mbaruar virusi, as pandemia. Ajo që dua të them, sot nuk është momenti për të dalë në shes. Ne do festojmë gjithë 2021 pas vaksinimit, por ky nuk është momenti për t’i fut një mendje të lehtë, për të ulur vigjilencën, do vijë festa te qytetarët, nuk është nevoja të vijnë qytetarët te festa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT