VENDIMI i Apelit të ‘Administratives’/ Ndërtuesit në Tiranë do paguajnë 3% për strehimin social

Ndërtuesit në Tiranë duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve.

Ky vendim i Bashkisë së Tiranës qëndron në fuqi, pasi Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak.

 Foto ilustruese
Ndërtuesit në Tiranë duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve. Ky vendim i Bashkisë së Tiranës qëndron në fuqi, pasi Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë, duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer. Kujtojmë se padia ishte regjistruar që më 13 dhjetor 2019 dhe u rrëzua nga relatori i çështjes Bari Shyti.

Pjesë nga Vendimi i Gjykatës

Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT