VIDEO/ “A e njohin këta gjyqtarë boksin”, Florian Marku “shpërthen” pas barazimit: Po talleni? Këta po më prishin karrierën

Florian Marku nuk arriti të fitonte duelin e tij të radhës ndaj Jamie Stewart.
Edhe pse bëri një paraqitje të mirë duke dominuar në disa raunde, gjyqtarët e ndeshjes vendosën që ky duel të mbyllej në barazim pasi ishin 76-76 me pikë pas 8 raundesh. Në fund të duelit, Marku shpërtheu ashpër ndaj gjyqtarëve të ndeshjes duke u shprehur se po I prishin karrierën.
“A po bëni shaka? A e njohin këta gjyqtarë boksin? Ai më goditi njëherë vetëm pastër. Unë e godita shumë herë. Ata po ma prishin karrierën me këtë barzim. Si mund të jetë kjo barazim?
Ai u godit shumë herë i pastër, ai zbriti, unë e vura poshtë, një raund ishte 10-8. A po talleni, ky duel një barazim?”, u shpreh Marku.
?? It's fair to say that @FlorianMarku92 is not a happy man!
Book #JoshuaPulev here: https://t.co/JQzgnxeVJr
? Or follow here: https://t.co/4y3aVMWc80 pic.twitter.com/i820KgzFF5— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) December 12, 2020