VIDEO/ Kosovari rrëfen tmerrin e jetuar në duart e serbëve: Më dhunuan në një motel, pija ujë nga tualeti

Kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin e saj në vitin 1999, një i ri nga një fshat i Kosovës së bashku me gra dhe burra të tjerë u morën dhunshëm nga paramilitarët serbë dhe u dhunuan në një motel.

Shumë prej tyre të rinj dhe të reja u dhunuan seksualisht ndërsa disa prej tyre u vranë. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një nga burrat e dhunuar.

Ai thotë se ka qëndruar pa ushqim për disa javë i mbyllur në bodrumin e ndërtesës. Ujin e vetëm që kishte për të pirë ishte uji i tualetit që vinte nga katet e mësipërme. Përveç dhunimeve, në të njëjtin vend ndodhën edhe vrasje.

I kam parë me sy, dhe dy persona i kanë mbytur në prezencën time. Atë ditë njërin e kanë goditur në zemër dhe tjetrin pas qafe.

Selvi Izeti, psikologe thotë se më shumë se 20 vite pas mbarimit të luftës, çështja e dhunës seksuale ndaj burrave vazhdon të mbetet e heshtur dhe e fshehur. Ajo thotë se në dallim nga gratë, burrat vazhdojnë të mos flasin duke mos kërkuar as trajtim dhe as njohje të statusit.

Tridhjetenjë burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin. /Marrë nga REL

Back to top button
LAJMET E FUNDIT