Video/ Protestë e heshtur në orët e vona në Shkodër për të riun e vrarë nga Policia e Tiranës, thyhet karantina

Një grup të rinjsh në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e të riut në Tiranë nga efektivi i policisë.
Protesta nisi në qendër të qytetit ndërsa protestuesit ndezn qirinj dhe marshuan në këmbë deri tek prefektura e qarkut Shkodër duke vendosur qirinj në derën e prefekturës.
Të rinjtë protestues e zhvilluan këtë protestë pas orës 22:00 duke thyer orën policore. Forcat e policisë pak metra më tutje kanë vëzhguar protesten por nuk kanë ndërhyrë për të shoqëruar apo gjobitur protestuesit.
Gjithashtu sot në ora 11:00 është paralajmëruar një protestë-marshim në Tiranë. “Në orën 11.00 të rinjtë demokratë nisin tek Ministria e Brendshme një marshim proteste për ekzekutimin nga policia të të riut Klodian Rasha. Itinerari i marshimit do te jete Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri, ku do te flasin kryetari i FRPD Belind Kelliçi dhe te rinj te tjerë”, thuhet në njoftimin e PD-së.