VIDEO/ Sulmohet fizikisht gazetari i njohur, kritikoi vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë dhe emigrantët

Një gazetar i njohur në Kosovë, Valon Syla është rrahur sot në mes të Prishtinës, çka ka sjellë një reagim të fortë dhe të menjëhershëm të të gjithë mediave dhe organizatave të gazetarëve.
Akti është dënuar ashpër dhe i kërkojnë policisë të nxjerrin shkaqet.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thekson në një komunikatë se “Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”.
Syla, para pak ditësh shkroi një artikull ku kritikonte performancën e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, të cilin e quajti të turpshme.
Ndërkaq, ai ka pasur edhe një postim ku theksonte se emigrantët nuk janë të domosdoshëm ekonomikisht për Kosovën ndaj nuk duhet të mbivlerësojnë veten. Megjithatë pistat e hetimit ende nuk janë sqaruar./GazetaShqip