Virologu Domi thirrje Shqipërisë nga SHBA-ja: Mos bëni plane afatgjata sepse vaksinat e para anti-Covid do t’i merrni si…

Arban Domi, virolog-biolog në SHBA, tha se në Amerikë ka filluar vaksinimi me Pfizer dhe javën tjetër fillon dhe Moderna pasi janë edhe vaksinat më të avancuara për momentin.

Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri, Domi tha në emisionin “Pa Protokoll” se nuk mund të krijohen plane afatgjata, pasi Shqipëria dozat e para do i marrë si ndihma nga BE dhe SHBA.

Sipas Domit kjo nuk të lejon të bësh plane për vaksinimin masiv të popullsisë, pasi nuk janë të mjaftueshme.

“Zhvillimi i vaksinave mund të përqendrohemi te dy kryesoret Pfizer dhe Moderna. Të dyja janë më të avancuar. Pfizer ka filluar dhe Moderna fillon javën tjetër. Dy të tjerat që do vijë 2-3 muajt e ardhëm AstraZeneca dhe Johnson & Johnson që pritet të vij në 3-mujorin e dytë të 2021. Pfizer dhe Moderna janë kryesoret. Duhet të jemi realist se vaksinat e para në Shqipëri do të jenë ndihmë nga Komiteti Europian dhe një numër i caktuar mund të vijnë edhe nga SHBA, por me ndihmën nuk mund të bësh një strategji afatgjatë. Dita e fillimit të vaksinimit nuk ka rendësi, por që të kesh një numër të mjaftueshme dozash që të bësh një planifikim të nevojshëm, mjafton të vijnë edhe 20 mijë dosa nga ndihmat, ja u imunizua personeli mjekësor, por për popullsinë kjo nuk ka asnjë vlerë nëse nuk fillon vaksinimi i moshës së thyer”, tha Domi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT