Voltana Ademi ia hedh fajin policisë: Pse nuk reaguat dje? Të hapen kamerat, kam bisedën kur njoftova policinë

Voltana Ademi ka reaguar pas njoftimit të policisë se kryebashkiakja e Shkodrës është proceduar si organizatore e protestës së zhvilluar dje në kryeqendrën e veriut.

Duke folur për djegien e selisë së PS nga një grup adoleshentësh, Ademi tha se policia nuk reagoi qëllimisht, edhe pse kryebashkiakja thotë se i ka telefonuar.

Kryebashkiakja e Shkodrës thekson se protesta nuk ishte politike, ndërsa kërkon hapjen e kamerave.

“Populli do të reagojë sa herë t’i bëhet një padrejtësi. Kam lëvizur me qytetarët nga Posta tek Sheshi “2 Prilli”. Kam dyshimet e mia për atë që ka ndodhur dje, pse nuk reagoi policia? Do kërkoj deri në fund hetim. Ka një komunikim zyrtar të pasdiskutuar. Në asnjë rast nuk vepron ndryshe, veçse duke respektuar ligjin. Unë do t’ju bëjë me dije edhe kamerat. Policia i ka dhe janë dëshmi për mosveprim. Nuk duhet të guxojë askush që të marrin qasje politike. Qytetarët në Shqipëri protestohet. Skenar i mirëmenduar? Kam marrë në telefon Policinë, e kam të regjistruar. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës marr pjesë në çdo tubim që gjykoj se është e drejtë.”, tha Ademi.

Selia e PS në Shkodër u shkatërrua plotësisht nga disa të rinj, që më pas i vendosen edhe flakën, por socialistët punuan gjithë natën dhe sot godina ishte krejtësisht e rikonstruktuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT