Vrasja e 25-vjeçarit/ Murrizi: Të shkarkohet zinxhiri drejtues i Policisë, nuk vihet në pushtet me arkivole

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar sot në emisionin Top Talk se kush kujton që me arkivole të fitojë zgjedhjet, kjo është histori e përfunduara. Murrizi ka akuzuar qeverinë për arrogancë dhe protesta e parë ishte një protestë mllefi ndaj kësaj sjellje.
Edhe pse ka qenë një nga kërkuesit e parë të dorëheqjes së Sandër Lleshit, Murrizi tha se nuk është vetëm dorëheqja e tij zgjidhja e situatës, pasi Rama duhet të shkarkojë të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit, nga Ardi Veliu e deri tek drejtorët e strukturave deri tek reparti Shqiponja.
Ai i cilësoi si absurde lajmet e dala në media se mund të ishte ministri i ri i Brendshëm. “Ndoshta janë nisur nga fakti se Lleshaj mu drejtua mua në Parlament se jam polic dhe i tillë do të mbetesh”, tha Murrizi./GazetaShqip