Vrasja e 25-vjeçarit/ Rama: Ata që përdorin të miturit në protestë janë kriminelë!

Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i ashpër në qëndrimin e tij për protestat e këtyre ditëve, e kryesisht përdorimin e të miturve.
“Kush qëndron para të miturve janë kriminelë, kush komenton apo sjell opinion duke justifikuar përdorimin e të miturve, mbron aktet kriminale”, tha Edi Rama në një konferencën shtypi, ku ka mbajtur një qasje të gjatë në lidhje me protestat, por edhe duke debatuar direkt me ata opinionistë apo njerëz mediatikë që kanë qenë protagonistë në këto ditë.
Fjala e Ramës
Të ashtuquajturit analistë të jenë kaq të pandjeshëm e të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me ndjenjë hakmarrjeje për 1001 saqë të mos e ngrënë zërin për një fakt tmerrësisht të tmerrshëm si përdorimi i të miturve dhe ta paraqesësh si shëmbëlltyre e një revolte gjenuine.
Kjo si një shembull për t’u marrë përsa i përket vandalizmave do të thotë se vërtetë duhet të ndjehen me turp.
Kryeministrat ndryshohet e askush nuk lind kryeministër, përpara se të jesh kryeministër je qytetar i këtij vendi, je prind, në këtë vend, je edhe pasues i të tjerëve që kanë qenë përpara të tjerëve si banorë të këtij vendi e të tjerë do të vijnë.
Është përtej skandalozes, është turp të shikosh njerëz që mund të kenë të gjithë arsyet e tyre për të pasur të gjithë angazhimin e tyre kundër meje, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni latent që kanë kohë që e presin.
Nuk gjej fjalën rënien në nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk i gjej fjalët të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, komentatorë që relativizojnë vandalizmin, opinionistë që tregojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia e objekteve të poronës publike, ça problemi ka që djegin e thyjën, përkundrazi pak po bëjnë. Kjo është fundi, fundi, është fundi. Se kam gjetur as tek filozofët e teoricienët e ekstremit të majtë në Francë.
Nuk e kam gjetur, ça janë këta, kush është shqetësimi sot i imi meqë më pyete. Shqetësimi im është si mund të arrihet deri këtu: Boko Harami është organizatë famëkeqe që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori ka shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodhi kjo në Shqipëri. Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për ata që bëjnë. Nuk janë ata të motivuar nga politika në qënien e tyre apo ideja e një drejtësie.
Ata fëmijë janë të abuzuar, janë të përdorur si mish për top. Si mundem të them se ata minorenë që vandalizuan selinë e PS Shkodër janë fajtorë. Ata s;’janë as fajtorë as të vetëdijshëm e sigurisht ata janë fëmjë nga familje që kanë problematikat e tyre, por ata që janë pas tyre janë kriminelë.
Ata që e teorizojnë në televizor dhe debate e komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal moralisht.
Si mundet, çfarë i thonë të rinjve, popullit shqiptar. Dilni e bëni kështu se kjo është rruga për të përmbysur regjimin, cilin regjim. Qeveria jonë ka mijëra arsye për tu kontenstuar, por kjo bëhet me protestë paqësore e votë.
Kthehuni protestave tona; cilat protesta kanë ngjitur, ata të dhunshme apo paqësore. Protestat e armëve kimike nuk kanë djegur asnjë fije bari, kanë dalë në protestë dhe e kanë kthyer mbrapsht një nismë që pa ata mund të kishte shkuar në drejtim tjetër.
Kjo qeveri ka disa të meta por jo të jetë shurdhe para qytetarëve. Protesta e studentëve përgjithësisht e arriti qëllimin, ishte paqësore./GazetaShqip