Vrasja e Klodian Rashës NGRE në këmbë Shqipërinë, protesta në Durrës e Gjirokastër

Vrasja e Klodian Rashës ka ngritur në këmbë të gjithë Shqipërinë.
Krahas protestës që po mbahen aktualisht në kryeqytet, ku kërkohet dorëheqja e MInistrit Sandër Lleshaj, protesta-homazh po zhvillohen në qytetet e Durrësit dhe Gjikastrës.
Dhjetëra qytetarë kanë marshuar rrugëve të qytetit dhe në nder të 25-vjeçarit kanë ndezur edhe qirinj. Ata kërkojnë që për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë të vihet drejtësia në vend.
Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie 2 ditë më parë në zonën e Laprakës.
Ai dyshohet se pas paralajmërimit nga policia është larguar me vrap dhe më pas ka nxjerrë një send të fortë, e dyshuar pistoletë dhe ka tentuar të qëllojë drejt tyre, duke gjetur kundërpërgjigjen e policit.