Vrasja e Klodian Rashës/ Nis protesta para Ministrisë së Brendshme, policia në gatishmëri

Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme, ku dhjetëra persona janë mbledhur duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Ndryshe nga një ditë më parë, Ministria e Brendshme është rrethuar nga uniformat blu, ndërsa është vendosur edhe një perimetër sigurie.

Vrasja e Klodian Rashës/ Nis protesta para Ministrisë së

Thirrjet e protestuesve janë të të njëjta si në protestën e djeshme, të cilët kërkojnë edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Momentalisht situata paraqitet e qetë, ndryshe nga një ditë më parë ku pati tensione të vazhdueshme që u shoqëruan me një sërë incidentesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT