Vullnetarja shqiptare në shërbimin shëndetësor britanik: Dy persona me alergji bënë vaksinën dhe patën…

Të martën, në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimi i qytetarëve, kryesisht më të moshuarit pasi janë shpallur edhe si grupmosha më e rrezikuar nga Covid-19.
Në një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live”, ishte një vullnetare shqiptare në shërbimin shëndetësor britanik, Eri Shuka, e cila tha se nga data 8 dhjetor janë bërë mijëra vaksina.
“Fillimisht është grupmosha mbi 80 vjeç, por edhe ata që janë të rrezikuar nga koronavirusi. Pastaj në grupin e dytë vjen sërish mosha, 70, 60 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore, e kështu me radhë. Nuk është e detyrueshme që të bëhet vaksina, por autoritetet përkatëse i ftojnë qytetarët që të shkojnë”, tha Eri.
E pyetur në lidhje me disa lajme që kanë dalë për “kartën e vaksinës”, e cila vërteton se je vaksinuar, ajo tha se deri tani nuk është konfirmuar një gjë e tillë.
“Kjo e bën vaksinën të detyrueshme pastaj dhe jo me dëshirë. Po flitet rreth kartës, por ene nuk ka diçka zyrtare. E kanë bërë me mijëra veta vaksinën dhe asnjë nuk është pajisur me një kartë të tillë”, tha Shuka.
Ndërsa e pyetur nëse vetë ajo do ta bënte vaksinën anti-Covid, Eri tha se nuk e di pasi është alergjike.
“Unë e kam kaluar në gusht koronavirusin. Dhe më bie në fund radha për të bërë vaksinën. Por jam alergjike dhe nuk e di a do e bëj. Jam padyshim pro vaksinës, por deri kur të më vijë radha mua se di çfarë do bëj. I kam frikë gjilpërat”, vijoi ajo.
Eri rrëfeu edhe dy raste kur dy persona alergjik kanë bërë vaksinën dhe ka patur reaksion.
“Dy veta kanë qenë alergjikdhe pasi kanë bërë vaksinën kanë patur reaksion. Janë trajtuar dhe janë shëndosh e mirë, por që pati reaksion”, tha ajo.