Zgjerimi i Greqisë në Jon/ Presidenca nuk i ndahet Ramës: Presidenti nuk do të tolerojë….

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Kreun e Shtetit se me deklaratat për zyrtarizmin e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon, “po kërkon shesh për të bërë përshesh për LSI-në”.

Me një shënim në facebook, Blushi shkruan se sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe “askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës”.

Ai thekson se Presidenti nuk do të tolerojë shkelje të Kushtetutës, ligjit apo “një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare”.

Postimi i plotë:

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.

SHQIPËRIA E PARA!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT