10 vite nga 21 janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Drejtësia nuk është vendosur ende

Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, tek varri i tij. Kanë kaluar 10 vite kur Veizi u vra para Kryeministrisë.
Drejtësia ende nuk është vënë, ndrysa mbesa e tij shpreson ende se një ditë do të arrihet.
“Kanë kaluar 10 vite. Prisnim drejtësi, por ende nuk është vendosur në vend. shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë që drejtësia të bëjë punë e vet. E vlerësojmë kryeari e këshillit të qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Ne shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Vrasësi i xhaxhait tonë të marrë dënimin e merituat”, ka thënë mbesa për mediat.