22 vite nga masakra në Reçak, kjo video do t’iu coptojë zemrën

Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më të dhimbshme gjatë luftës së Kosovës.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Në atë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua, shkruajnë mediat kosovare.

Ngjarja u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare dhe një nga videot më të dhimbshme është edhe ajo e një fëmije që shpërthen në lot teksa sheh familjarët e tij të vrarë.

“S’kem çka me ba o bab” dëgjohet duke thënë disa herë me dhimbje fëmija.

Atë e shoqëron edhe gjyshi i tij, i cili gjithashtu nuk mund t’i përmbajë dot lotët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT