6 mijë ushtarë amerikanë do ‘pushtojnë’ Shqipërinë/ Yuri Kim jep detaje për stërvitjen më të madhe në Ballkan

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë detaje lidhur me stërvitjen ushtarake ‘Defender 21’ e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë, me pjesëmarrjen e 30 mijë trupave nga 26 vende të ndryshme.

Kim u shpreh se në Shqipëri do kalojnë 6 mijë trupa, ndërsa sqaroi se kjo stërvitje tregon qartë rendësinë që ka puna e ngushtë me aleatët dhe miqtë e NATO-s për SHBA.

“Do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan. Do të përfshihen 26 vende të ndryshme që do të dërgojnë trupa. Nuk e di nëse të gjitha do të kalojnë këtu, por 6 mijë do të jenë këtu. Ajo që do të ndodhë është që stërvitja do të zhvillohet në shumë vende të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri. Edhe vendet e tjera të Ballkanit do të jenë pjesë e stërvitjes dhe deri në Balltik. Ideja e stërvitjes është të zhvillojë bashkëpunimin dhe ndëroperabilitetin mes aleatëve, që të kemi aftësinë të shkojmë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Pra, është diçka madhore.”

A do jetë kjo stërvitje një mur i madh ndaj influencës ruse?

“Mendoj se SHBA, nëpërmjet NATO-s, gjithmonë ka qenë e qartë për rendësinë që ka puna e ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Jemi të qartë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e bashkësisë ndër-atlantike.”, tha Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT