A do të bisedojnë për vaksinën anti Covid? Rama vizitë dyditore në Turqi, takim me Erdogan

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.
Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Rreth dy javë më parë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte në një lidhje direkte në ceremoninë e nisjes së punimeve për rindërtimin e 500 aparatamenteve në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Erdogan premtoi se do ti qendroje pranë popullit shqiptar.
Por disa javë më parë një Komiteti Shkencor Turk dhe Komitetit Teknik i Ekspertëve Shqiptar patën në Tiranë një takim të përbashkët. Për këtë u vlerësua ndihma e dhënë nga Turqia për përballiin e situatës së pandemisë.
Turqia është një nga vendet që ka nisur vaksinimin e popullsisë për parandalimin e përhapjes së Covid. Ndërsa kryeministri Edi Rama disa ditë më parë pati deklaruar se do të kërkonte ndihmë në kanale të tjera për sigurimin e vaksinës.
Nuk dihet nëse kryeministri e kishte fjalën pikërisht për ndonjë ndihmë konkrete për ndihmën e Turqisë, por kjo mund të shihet në ditët në vijim.