Aktori Deda: Nëse partia ime do të më kërkojë të kandidoj për deputet, patjetër që do ta bëj

Aktori i njohur i humorit në Shqipëri Julian Deda, ka rrëfyer në një intervistë për jetën e tij personale dhe prfesionale gjatë vitit 2020.

Ai tha në News 24 se viti që lamë pas ka qenë shumë i vështirë, ndërsa tregoi edhe eksperiencën e tij me njërin nga prindërit që kaloi koronavirusin.

“Unë e provova vetë në familje me njërin nga prindërit, ishte një situatë e tmerrshme, të rëndon psikologjikisht. Vuan ai që është duke e kaluar, vuajnë dhe gjithë të tjerët në familje. Profesionalisht dhe ne nuk ngelemi jashtë kësaj situate. Ti shikon në televizor ambulanca, dëgjon për vdekje, doktorë që nuk i marrin përsipër, imagjino i shikon në lajme ti këto dhe shkon në punë dhe krijo humor. Po ne kemi një rregull të pashkruar në profesionin tonë , ne nuk na lejohet të sëmuremi , ne kemi për detyrë të bëjmë punën tonë dhe të durojmë atë që duhet të durojmë”, tha aktori.

Për sa i përket angazhimit të tij në politikë, ai tha se do të kandidojë për deputetë nëse partia e tij do t’ia kërkojë diçka të tillë.

“Nësë një ditë do më lipset apo do më kërkohet ndihma e forcës politike që unë i përkas në këtë drejtim patjetër që do ta bëjë”, u shpreh Deda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT