Albin Kurti do të kandidojë për deputet, Vetëvendosje zyrtarizon kandidatët për Prishtinën
Ish-kryeministri Albin Kurti do të jetë kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetevëndosje për Prishtinën, së bashku me Albulena Haxhiun.
Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetutese nxiti diskutime të shumta në opinion lidhur me mundësinë e kandidimit të këtyre dy zyrtarëve të LVV-së, ata do të jenë kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Së bashku me 6 kandidatë të tjerë, ata do të udhëheqin listën e VV-së në Prishtinë. Kandidatët e Vetëvendosjes në Prishtinë do të jenë: Albin Kurti, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu dhe Hatixhe Hoxha.