Avdullah Hoti bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel, zbulon temat e rëndësishme që diskutuan

Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, Hoti ka bërë me dije se është diskutuar për menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid-19, zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin bilateral.
Hoti e ka njoftuar Merkelin për masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social.
Ndër të tjera, Hoti e ka siguruar kancelaren se, Qeveria në Detyrë e Republikës së Kosovë, do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë. Në bisedë është përmenduar dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi.