Banesa në Laç e spital në Fier/ Çfarë të kërkoi Erdogan në këmbim? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetares lidhur me bujarinë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky i fundit ka premtuar se do të ndërtojë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Laç si dhe spitalin rajonal të Fierit.

“Spitali do jetë publik, jo privat, do jetë një spital ku Republika e Turqisë do kontribuojë jo vetëm për ndërtimin por dhe transferimin e teknologjisë dhe dijes, dhe për një periudhë kohe do drejtohet nga specialistë turq. Do punësojmë në këtë spital mjekë e infermierë shqiptarë, që do punojnë nën drejtimin e specialistëve turq. Pastaj në bazë të eksperiencës do marrin dhe drejtimin e spitalit. Pra duhet theksuar se spitali është publik. Për të ndërtuar një spital publik shteti ka të drejtën të bëjë shpronësim për interes publik. Prandaj protestat e qytetarëve nuk vlejnë. I është kërkuar mirëkuptimi i tyre për procedurat e shpronësimit dhe ju kemi thënë që në atë territor çdo pjesë e pronës jemi gati t’i japim mundësinë të ngrenë njësi shërbimi që do ju shërbejnë dhe spitalit për njerëzit që vijnë e ikin. Iu është thënë që për çdo ditë vonese qeveria do paguajë dëmshpërblim.

Marrëdhënia ime me Erdogan nuk është më jep të jap. Ça nuk është thënë, po s’është e vërtetë. Kam marrëdhënie respekti e reciproke e gati miqësie me liderët. Me partnerët tanë jam i barabartë dhe kërkoj e kam marrë nga secili barazinë. Pse Erdogan e bën këtë? Është e qartë, ai është pjesë e një miqësie tradicionale mes dy vendeve,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT