Basha i bindur për fitore: Do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë në ‘News24’ duke mos fshehur bindjen e tij tek fitorja e 25 prillit, ka deklaruar se do të jetë i pari kryeministër i cili nuk është arsimuar në komunizëm.
Ai tha se kandidatët në listat e PD-së për këto zgjedhje do të jenë të pa konkurrueshëm përballë kundërshtarve politikë.
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira siç është respekti për individin, siç është fuqia e mundësisë.”