Basha i bindur: Shqiptarët do të kenë kryeministrin e parë që nuk është rritur në komunizëm dhe ka botëkuptim perëndimor

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur i bindur për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se shqiptarët do të kenë kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por që ka një botëkuptim perëndimor.
Ai shtoi se edhe ekipi i tij qeverisës do të jetë ekipi me më shumë integritet në këto 30 vite.
“Nuk do të keni vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por ka një botëkuptim perëndimor, por do të keni edhe ekipin me më shumë integritet në këto 30 vite”, tha Basha.