Basha i shkruan Çim Pekës: Faleminderit që sondazhi yt më nxori fitues!

Sondazhi gjoja “britanik” ka entuziazmuar së tepërmi atë që ka e nxjerrë si fitues të ardhshëm të zgjedhjeve të 25 prillit, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Basha e ka nisur ditën e sotme me falendërime duke shprehur mirënjohjen ndaj sondazhit të publikut nga Syri.net, portali i Çim Pekës.

“Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!”, shkruan Basha në Twitter.

Një ditë më parë Syri.net publikoi një sondazh, duke e shituar si të kompanie britanike Flame Tree Advisor. Kompania në fjalë vetëm emrin dhe regjistrimin e ka në Britaninë e Madhe, pasi ajo është pronë e dy shqiptarëve Adlej Pici dhe Iris Çarçani. Pra që të dy zotërojnë 50% të aksioneve.

Mbani frymën/ Portali i Berishës nxjerr Bashën fitues në 25 Prill me sondazh “anglez”
Kujtojmë këtu se është pikërisht që Pici, katër vite më parë nën kamuflimin e një kompania apo agjencie gjermane GFK e shpalli fitues Bashës në zgjedhje parlamentare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT