Basha publikon video dhe “kërcënon” Ramën me burg: Ai është kupola dhe peng i mafies

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale, akuzon kryeministrin Edi Rama se është i kapur nga mafia. Madje e cilëson si kupolën kryesore duke e lidhur me organizatat kriminale që sipas tij drejtojnë vendin.
Kjo është akuza e fortë e Bashës në adresë të Ramës, ku me anë të një video të postuar paralajmëron dhe burgun ndaj rivalit të tij politik. “Kryeministri i shqiptarëve nuk duhet të jetë peng i mafies. Ka vetëm një mënyrë për t’u çliruar nga organizata kriminale. Bashkë do t’i çojmë banditët aty ku e kanë vendin”, thuhet në video që tregon qelinë e burgut.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha.