Bashkëshorti në Hagë i akuzuar për “krime lufte”, gruaja e Rexhep Selimit kandidate për deputete me Vetëvendosjen

Shqipe Selimi, gruaja e ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, do të jetë kandidate për deputete në radhët e VV.
Emri i saj është në listën me 110 deputetë që ka publikuar Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërkohë që ajo është në renditje me numrin 10.
Bashkëshorti i saj Rexhep Selimi ndodhet në Hagë, aty ku po gjykohet së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së për krime lufte.
Mesa duket, Shqipe Selimi ka zenë vendin e bashkëshortit të saj në parti, ndërsa lista e Vetëvendosjes ka patur shumë surpriza.