Berisha: Të dënojmë bashkë sulmin e grupeve ekstremiste ndaj Kongresit në Uashington

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka apeluar që të gjithë bashkë të dënojnë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike ndaj Kongresit, sulme dhe trazira që kanë bërë bujë dje në të gjithë botën.

Kongresi i SHBA-së u sulmua nga qytetarë të revoltuar të nxitur nga Presidenti Donald Trump. Protestuesit çanë rrethimin e policisë, hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndërprenë punimet e tij dhe bastisën zyra dhe sallat kryesore të ndërtesës.

Nga ndërhyrja e policisë pati 4 viktima disa të plagosur dhe mbi 50 të arrestuar.

Sulmin ndaj kongresit të SHBA e dënuan ish-presidenti George. Ë. Bush shumica e senatorëve republikan dhe zyrtarë të lartë të administratës së SHBA.

Screenshot_7.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT