“Bill Gates do ju përgjojë në kafe”/ Rama: Vaksinën s’e keni me detyrim, por…

Kryeministri Edi Rama pak orë para nisjes së vaksinimit në Shqipëri vuri theksin tek rëndësia e vaksinës në luftën ndaj Covid.

Ai tha se vaksina do të luajë rolin madhor për t’u mbrojtur nga armiku i padukshëm, dhe se njerëzit të heqin mendjen nga ideja se në vaksina ka çipa për përgjim.

“Unë do e bëj vaksinimin për të dhënë provën e qartë, që vaksina jo vetëm është e sigurtë, dhe për të lënë pas dokrrat me çipa e transformimet në Viking e aziatikë, që janë qesharake.

Se Bill Gates paska krijuar këtë çip për t’ju përgjigjuar juve se ça thoni në kafe, këto janë dokrra. Vaksinën nuk e keni me detyrim, kush të dojë e bën, po nuk doni mos e bëni,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT