Bollino IRONIZON reagimin e Bashës për protestat në SHBA: Mrekullia e parë e 2021, njëlloj si dhuna që bashkë me Berishën nxiti në 7 vite opozitë

Gazetari Carlo Bollino ka komentuar reagimin e kreut të PD-së, për protestat e dhunshme në SHBA, nga mbështetesit e Donald Trump.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bollinoja shkruan se Basha është ‘i tronditur’ nga skenat e dhunës në Uashington, edhe pse të gjithë shqiptarëve iu dukën tmerrësisht të ngjashme me skenat e dhunës që ai vetë bashke me Sali Berishen nxiti dhe udhëhoqi dhjetëra herë në shtatë vite opozitë.
Sipas Bollinos kjo është arsyeja se pse Basha e ka shkruar postimin në Anglisht.
“Mrekullia e parë e 2021 ndodhi: lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha është “thellësisht i tronditur” nga skenat e dhunës në Uashington, edhe pse të gjithë shqiptarëve iu dukën tmerrësisht të ngjashme me skenat e dhunës që ai vetë bashke me Sali Berishen nxiti dhe udhëhoqi dhjetëra herë në shtatë vite opozitë. Ndoshta për këtë arsye postimin me indinjatën e tij e ka shkruar vetëm në anglisht?” shkruan Bollino.