Çfarë po ndodh në Malin e Zi: Kërcënohen shqiptarët me ‘prerje kokash’, arrestohet 26-vjeçarja nga Podgorica

Eshte publikuar një video kërcënuese për shqiptarët e cila po qarkullon frikshem në rrjetet sociale.

Në kete video dëgjohet zeri i një vajzë 26-vjeçare që kërcënon për “prerje kokash” dhe përdoret edhe termi denigrues për shqiptarët, term i perdorur rendom nga serbet madje dhe ministri Vulin,  “siptari”.

Siç shkruajnë mediat serbe, 26-vjeçarja nga Podgorica Natalija Nilević ëshë raportuar në Prokurorinë e Lartë të Shtetit për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”.

“Milogorci, shiptari, do t’ju djeg të gjithëve. Sepse jeni i çmendur. Kuçasit do t’ju presin kokat. Nuk do të ketë koka”, dëgjohet në video regjistrim të postuar nga Natalija Nilevic nga Podgorica.

Prokurorja Lepa Medenica tha për mediat serbe se “Nileviç ishte arrestuar dhe se ajo do të merrej në pyetje si e dyshuar.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT