Cilat janë 2 KOMPANITË FITUESE të projekteve Tiranë-Elbasan dhe Palasë-Dhërmi, fituan garën edhe pse kërkuan nga 5 MILIONË EURO më shumë

Janë publikuar edhe merat e 2 kompanive fituese të projekteve që pritet të “marrin jetë” në javët në vazhdim.
Bëhet fjalë për tenderin e mbikalimit që do të lidhë “Unazën e Madhe” të Tiranës me autostradën Tiranë-Elbasan, ku fituese është shpallur kompania “ALB BUILDING”, e cila ka kërkuar 14.7 milionë dollarë.
Por ajo që bie në sy është se kjo kompani ka fituar edhe pse ka kërkuar rreth 5 milionë dollarë më shumë se dy kompani të tjera, që përkatësisht kanë kërkuar 9 dhe 9.7 milionë dollarë.
Projekti tjetër është ai i rrugës Palasë-Dhërmi, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me 15 milionë dollarë, por ashtu sin ë rastin e parë, edhe kjo kompanië shtë shpallur fituese edhe pse ka kërkuar 5.3 milionë dollarë më shumë, pasi oferta më e ulët ishte 9.7 milionë dollarë.
Zv.kryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat akuzoi qeverinë Rama se po shpërblen me nga 5 milionë euro 2 kompani, që rezultojnë që janë ato të mësipërmet.